Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill
Banorët e gjashtë fshatrave të komunës Tërthore në Kukës që shtrihen
rreth autostradës Kukës-Morinë kërkojnë nga Qeveria perfundimin e
projektit 17 kilometërsh që ka mbetur në gjysmë.
Ata pohojnë se jeta e tyre është e rrezikuar pasi rruga kalon mes përmes fshatrave, duke ndarë edhe kullotat, ujërat, tokat, varrezat, shkollat. Sipas banorëve nga Morina deri në Kukës janë 32 ndërprerje të trafik-ndarëseve, që janë burim i vazhdueshëm aksidentesh.
Vetëm në fshatrat e rajonit të Kukësit, brenda tri viteve, nga mungesa e sinjalistikës dhe nënkalimeve kanë humbur jetën aksidentalisht 10 viktima, prej tyre tre fëmijë.Ndërkohë nga muaji shkurt i ketij viti në Rrugën e Kombit kanë ndodhur 11 aksidente me 7 persona të vdekur, 15 persona të plagosur.
Numri më i madh i të plagosurve dhe i te vdekurve nga këto aksidente është regjistruar me shtetas kosovare te cilet gjate sezonit veror i drejtohen bregdeteve shqiptare.
Top Channel