Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Punishtet primitive të prodhimit të gëlqeres që përdorin gomat e
makinave si lëndë djegëse, për vite me radhë kanë shkaktuar një
katastrofë të vërtetë mjedisore, mbi qiellin e Krujës dhe të Tiranës.
Pas përpjekjeve për ta bllokuar këtë biznes përmes gjobave, Ministria e Mjedisit dhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur më në fund një aksion për shkatërrimin e tyre.
Aksioni i mbështetur nga forcat e policisë ka shënuar përplasje fizike mes inspektorëve dhe uniformave blu e pronarëve të këtyre furrave, të cilët kanë refuzuar të lëvizin nga punishtja e tyre gjatë shkatërrimit.
Kryeinspektori Ergys Agasi thotë se pas një aksioni të parë, pronarëve të gëlqeroreve u është lënë një afat prej një muaji për të mbyllur aktivitetin, por në fakt ata kanë vijuar punën.
“Kjo ishte dita e fundit që ne i kishim lënë afat banorëve që t’i hiqnin materialet. Nuk është marrë asnjë masë, pasi këta kanë vazhduar punën, kështu që ne u detyruam të ndërhyjmë për t’i prishur këto subjekte. Këto nuk kanë as leje ndërtimi si subjekte dhe as leje shfrytëzimi apo leje mjedisore”, thotë Agasi.
Në zonën e Fushë-Krujës ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me ligjin 109 furra gëlqereje, 21 prej të cilave vetëm në këtë zonë. Aksioni i Ministrisë së Mjedisit dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të vijojë në të gjithë vendin, ndërsa po studiohet vendosja e tyre në një zonë që nuk përbën rrezik për qytetarët. Vetë banorët thonë se përmes kësaj veprimtarie informale që punëson me qindra vetë sigurojnë të ardhurat e tyre.
Top Channel