Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, një lajm i botuar
në disa media ndërkombëtare, por i pakonfirmuar ende nga zyrtarët
shqiptare dhe ata amerikane, duket se ka si pengesë të parë Ligjin
shqiptar të Mbetjeve.
Amendimi i tij nga Qeveria e re ne tetor te ketij viti, në nenin 48, ndalon kategorikisht importin e mbetjeve të rrezikshme ne territorin shqiptar.
Specialisti i mjedisit, Zamir Dedej thote se pa asnje ekuivok, armët kimike janë mbetje të rrezikshme.
“Meqënëse jemi në një traktat, siç është NATO, mund të ketë hapësira ligjore të cilat trajtojnë këto lloj problemesh midis vendeve anëtare të NATO-s. Por nga pikëpamje e ligjit shqiptar, sot për sot amendimet që janë bërë në tetor të 2013, ndalojnë importin e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjet për të cilat bëhet fjalë nga Siria janë mbetje të rrezikshme. Mbetjet e rrezikshme janë cilësisht të përcaktuara në aneksin 2, të Ligjit të Mbetjeve dhe janë të gjitha ato të cilat në përgjithësi shkaktojnë irritime, dëmtime, janë lëndë plasëse. Të gjitha këto që përbëjnë, si të thuash thelbin e mbetjeve të rrezikshme dhe që lidhen shumë me këto mbetje që janë mbetje ushtarake. Nuk do të kisha ekuivoke që t’i quaja mbetjet ushtarake, mbetje të rrezikshme”, tha Dedej.
Nese rezulton se Shqiperia eshte ne listen e vendeve te perzgjedhura nga SHBA per shkaterrimin e armeve kimike siriane, pikepyetja eshte a i ka kapacitetet vendi yne, thote specialisti i mjedisit, duke mbajtur ne konsiderate faktin se Shqiperise i eshte terhequr shpesh vemendja ne raportet e organizatave nderkombetare per ruajtje me te mire mbetjeve te saj ushtarake.
“Sigurisht që kur vjen nga një vend me aftësi ushtarake, siç janë SHBA-të do të vijnë me të gjithë prakticitetet e duhura. Problemi qëndron që ne gjithmonë, sidomos shoqëria civile, ngreme një pikëpyetje të madhe mbi aftësinë e kontrollit, monitorimit që të gjithë këto procese kërkojnë në vendin tonë, sepse vetë kapacitetet tona nuk janë të tilla, njerëzore, në pajisje, që t’i ruajmë këto sic thuhet”, theksoi Dedej.
Mediat e huaja ne ditet e fundit, nder to edhe ‘National Journal’, qe i kushton kesaj teme nje artikull me te plote, shkruanin se Norvegjia, Belgjika dhe Shqiperia shihen si kandidate kryesore te perzgjedhura nga SHBA per shkaterrimin e armeve kimike, duke shtuar se Norvegjia ka refuzuar, duke cituar kufizimet kohore dhe rregullat nderkombetare si pengesa per perfshirjen e saj. Por Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka pasur ende asnje koment zyrtar mbi kete çeshtje.
Vendi yne nuk e ka per here te pare asgjesimin e armeve kimike. Ne 2007-ten, Shqiperia u be vendi i pare i botes qe eleminoi te gjitha armet e veta kimike, dhe behet fjale per me shume se 16 tone gaz mustard dhe agjente te tjere toksike.
Top Channel