SHBA, reduktohet asistenca për të varfërit

01/11/2013 16:00

Ndihma ushqimore për pjesën më të varfër të popullsisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pësojë shkurtime, duke nisur nga dita e premte.

Reduktimi i përfitimeve hyn në fuqi automatikisht pas skadimit të subvencionit të parinovuar prej qeverisë.

Si rrjedhojë, ndihma ekonomike shtesë për një familje me katër anëtarë do të reduktohet në 36 dollarë në muaj.

47 milionë amerikanë me të ardhura të ulta do të dëmtohen nga këto shkurtime.

Fondi i ndihmës ushqimore kishte pësuar një rritje të vazhdueshme në vitet e fundit, duke prekur nivelin e 80 miliardë dollarëve gjatë 2013-s, si rrjedhojë e rritjes së papunësisë e kostos ushqimore.

Subvencioni hyri në fuqi gjatë krizës ekonomike të 2008-09, për të stimuluar ekonominë, nëpërmjet rritjes artificiale të fuqisë blerëse të amerikanëve më të varfër.

Republikanët në Kongres kërkojnë shkurtime të tjera nga ky program, duke argumentuar se ndihma aktuale nuk është e mirëadresuar.

Një në shtatë amerikanë përfiton ndihmë ekonomike nga shteti.

Top Channel