Sarandë, pranga të dënuarit për trafik droge

01/11/2013 00:00

Një person i shpallur në kërkim policor për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar ditën e sotme nga blutë e Sarandës.

Sipas policisë lokale Alket Guri është vënë në pranga pasi është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 12 vjet burg për trafik droge.

37- vjeçari është vënë në pranga teksa vinte nga Korfuzi. Në dokumenta Guri mbante identitet të rremë , ai e kishte falsifikuar mbiemrin duke e kthyer  në Rrapaj.

 

Top Channel