Fadromat kanë ndërhyrë paraditen e të premtes për çlirimin e hapësirave
të zëna padrejtësisht nga subjektet private në qytetin e Durrësit.

Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Vendor i bashkise se Durresit dhe INUK jane mbeshtetur ne aksionin per prishjen e kompleksit “Kamelia” nga forca te shumta te Policise se Rendit Publik, ato te Policise Bashkiake, si dhe nga ndermarrjet publike me mjete te renda dhe transporti per inertet.
 
Kompleksi i ngritur poshte mbikalimit te Ures se Dajlanit, ne hyrje te qytetit te Durresit perfshinte bar-restorante, ambjente argetimi dhe pushimi, si dhe nje parking te konsiderueshem. Ndertimoret nuk kane hasur rezistence gjate ketij aksioni, qe do te vazhdoje ne ditet e ardhshme ne te tjera zona.

Top Channel