Kryetarë të bashkive dhe komunave kanë shprehur shqëtesimin lidhur me
planet e zhvillimit për territoret e administruara nga njësitë e
pushtetit vendor, të miratuara në Këshillin Kombëtar të Territorit, kur
kanë nisur konsultat për hartimin e Planit Kombëtar të Zhvillimit të
Territorit.

“Këto njësi vendore, pjesë e të cilës jemi edhe ne, do të vazhdojnë procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit konform planit të miratuar në KKT? Në hartimin e planit të përgjithshëm kombëtar, planet të cilat kanë kaluar tashmë, do të jenë pjesë e këtij plani, apo do të fillojmë edhe njëherë procedurat e rishikimit të planeve nga fillimi?” tha kryetari i Komunës së Kasharit, Besim Muça.

“Doja të garantoja dhe njëherë faktin, që planet vendore që një pjesë e njësive vendore i kanë realizuar, nuk do të hidhen poshtë me nismën e planit të përgjitshëm kombëtar, përkundrazi do të shikojmë mundësinë që ato të bashkërendohen dhe të plotësojnë njëri-tjetrin duke u bazuar në cfarë ju keni bërë  me planet e Njësive Vendore. Pra, asgjë nuk duam ta hedhim poshtë dhe t’i bëjmë gjërat nga e para, duam bashkëpunimin tuaj, për cdo gjë që është arritur të mund t’i bëjmë më mirë gjërat”, tha Gjermeni.

Gjate konsultes per Planin Kombetar te Zhvillimit te Territorit eshte ngritur shqetesimi se Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar, po i merr kompetencat Inspektoriateve Ndertimore te Njesive Vendore, nisur dhe nga shembjet e fundit te disa ndertimeve pa leje ose me leje ne kundershtim me ligjin.

“Me vendimin e Këshillit të Ministrave, vetëm janë unifikuar kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, nuk bëhet fjalë për marrje kompetencash të Inspektoriateve Ndërtimore Urbanistike Vendore. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që ka patur shumë raste që inspektoriatet vendore nuk kanë vepruar, nuk kanë reaguar. Përsa i përket, qoftë zbatimit të ligjit, qoftë ndërtimeve pa leje”, tha Gjermeni.

Top Channel