Pa energji për 12 orë
01/11/2013 00:00
Kompania CEZ Shpërndarje njofton abonentët e saj, se për shkak të një
defekti të rëndë teknik, në Nënstacionin elektrik Uzina Dinamo do të
ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.
Ato jane ‘Jordan Misja’, ish-Perim-Patatet, magazinat e Stacionit të Trenit, ‘Siri Kodra’, territori pranë shinave të Trenit, mbrapa Spitalit Ushtarak, pranë parkut të autobusëve, ‘Don Bosko’, Paskuqan, Bathore si dhe lagjet 2, 3, 5.
Kohezgjatja e operacionit eshte 12 orë.
Top Channel