“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Njerëz që kërkojnë drejtësi duke mos u dorëzuar kurrë. Floresha Kalemaj dhe Dane Asllani treguan në “Pasdite në Top Channel” vështirësitë e tyre nëpër gjykata në kërkim të asaj që i takon. Më shumë se 7 vite kanë harxhuar pa u lodhur në pritje të një vendimi që u jep drejtësi.
Dashuria është e aftë të shpëtojë jetë. Ky është rasti i Kyle Froelich, të riut nga Indiana të cilit mjekët i diagnostikuan një sëmundje të rëndë në veshka që në moshën 12-vjeçare. Me ndihmën e mjekëve ai arriti të bënte një jetë normale, por situata u përkeqësua dhe në moshën 19-vjeçare vetëm transplnati mund t’i shpëtonte jetën. Familjarët megjithë dëshirën, nuk ishin të përshtatshëm për të kryer transplantin. Fati i të riut quhej Chelsea. Ai i tregon për sëmundjen e tij dhe vajza pranoi t’i dhurojë veshkën. Fatmirësisht, ajo ishte një dhuruese e përshtatshme që i shpëtoi jetën Kylet. Tre vite më vonë ata u martuan dhe sot kanë edhe një fëmijë.
Nga Gjermania mund të vijnë lajme për mrekulli ekonomike, por nuk mungojnë as raste që tregojnë nivel të lartë qytetarie. Një taksist në qytetin e Wuerzburg gjeti 250 mijë euro në sediljen e pasme të makinës, të cilat i kishte harruar nëj çift japonez. Ai jo vetëm që ua ktheu, por nuk pranoi as shpërblim, përveç tarifës së taksisë12.30 euro që tregonte taksimetri.
Një fushatë tepër e suksesshme po zhvillohet këto ditë në rrjetin social Facebook, ku kërkohet ndihmë me libra Abetareje dhe të Gjuhës Shqipe për fëmijët shqiptarë të shkollave shqipe në Selanik dhe Janica. Fushata po zhvillohet nga gazetarja Anila Jole, e cila është pjesë e stafit të mësuesve që japin mësim vullnetarisht në shkollën e Selanikut. Prej 4 ditësh miq, të njohur e të panjohur, qytetarë e subjekte, në Shqipëri dhe jashtë saj, kanë kontribuuar për blerjen e mbi 300 teksteve të duhura. “Gjuha shqipe ka nevojë për ndihmën tonë. Dhuroni një Abetare që fëmijët tanë në vend të huaj të mos e harrojnë gjuhën e nënës!” Kjo është edhe thirrja që kërkon të mbledhë libra për të përcjellë dijen në gjuhën shqipe.
Top Channel