Japonia, stërvitje ushtarake, “mesazh” Kinës

01/11/2013 05:00

Japonia pritet të zhvillojë stërvitjen e saj më të madhe ushtarake ditën e premte, kur 18 mijë trupa ushtarake do të marrin pjesë në ushtrime të ndryshme të ishullorëve, në prefekturën Okinawa.

Stërvitja shihet si një mesazh i qartë ndaj fqinjëve të Kinës, teksa këto dy vende janë përfshirë në një mosmarrëveshje në lidhje me zotërimin e një zinxhiri ishujsh në detin e Kinës Lindore, të cilat besohet se janë të rrethuara nga ujëra të pasura me burime
energjitike, ndërkohë që kryeministri japonez, Shinzo Abe, tha se kombi i
tij është i gatshëm të jenë më kategorik përballë Kinës.

Lajmi është bërë i ditur nga korrespondentët e Al-Jazeera-s në Hong Kong.

Të premten, në orët e para të mëngjesit, Japonia mohoi të ketë ndërhyrë në stërvitjen ushtarake kineze në Paqësorin perëndimor, pasi Pekini paraqiti një protestë zyrtare diplomatike, duke thënë se kundërshtimet e Kinës ishin të papranueshme dhe se kishte vepruar mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes kineze kritikoi gjatë së enjtes “provokimin e rrezikshëm” të Japonisë duke fshehur stërvitjen, pa përcaktuar qartësisht vendndodhjen. Sipas saj, Japonia ka ndërprerë gjithashtu ushtrimet e drejtpërdrejta të zjarrit.

Top Channel