Trupi i karbonizuar i një të moshuare kosovare është gjetur mëngjesin e sotëm në ballkonin e apartamentit të saj në zonën Orzinuovi, në Breshia të Italisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave alarmi është dhënë nga disa fqinjë të të moshuarës, të cilët kanë vënë re flakët. Nga hetimet paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Pasi është zënë me nusen, e moshuara ka dalë në ballkon dhe i ka vënë flakën vetes. Burimet shtojnë më tej se karabinierët po marrin në pyetje nusen e re për të rindërtuar gjithë dinamikën e ngjarjes tragjike.

Top Channel