Gruaja në gjyq për rrahjen e burrit

01/11/2013 00:00

Rajmonda Tusha, 35 vjeçe, nënë e dy fëmijëve ështe ulur në bankën e të
akuzuarve për vepren penale të dhunës në familje, e konkretisht akuzohet
të ketë rrahur ish-bashkëshortin e saj Lutfi Ahmetajn.

Ky eshte rasti i pare kur nje femer del ne gjykate per dhune ndaj bashkeshortit te saj.

Prokurori i tha gjykates se 35-vjeçarja, me 22 shkurt, e ka qëlluar ish-bashkeshortin me vazo lulesh, me çadër dhe sende të tjera rrethanore që i gjeti në banesë, pas një sherri të nisur për djalin.Per kete akuze Prokuroia ka bashkengjitur edhe raportin e ekspertimit te burrit te rrahur nga bashkeshortja.

Por si eshte ne te vertete historia e ketij çifti? Top Channel disponon një urdher-mbrojtjeje ndaj 35-vjeçares, e cila pergjate dy viteve te fundit ka marre kete vendim nga gjyqesori, ne te ajo denoncon dhunen dhe kercemimet nga bashkeshorti. Duke qene se çifti tashme i ndare jeton ne te njejta ambiente dhe duhet te qendrojne ne nje distance prej pese metrash larg njeri-tjetrit, mesa duket ky urdher mbrojtjeje rezulton fiktiv dhe i pazbatueshem. Në pritje të vendimit të GJykatës Penal, Prokuroria kërkoi dënimin e gruas me dy vjet liri me kusht, që do të thotë që gjatë kësaj kohë ajo nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

Top Channel