10-vjeçari hidhet nga kati 30-të me urdhër të mësueses

01/11/2013 16:45

Një 10-vjeçar në Kinë gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u hodh nga kati i 30 i një ndërtese me urdhër të mësueses.

I mituri me emrin Jun Jun u hodh vullnetarisht nga kjo lartësi pasi mësuesja i dha se duhet ta bënte këtë si ndëshkim për moskryerjen e detyrave.

Pasi kishte kryer një kundravajtje në klasë, atij i ishte kërkuar që të shkruante një letër autokritike me 1 mijë fjalë dhe pasi nuk kishte arritur ta bënte, mësuesja vendosi ta ndëshkonte në këtë mënyrë.

E arrestuar, arsimtarja tregoi se dëshironte vetëm të bënte 10-vjeçarin të turpërohej përpara klasës dhe se ajo mendonte se ai nuk do ta realizonte kurrë këtë veprim të çmendur.

Ndërkohë, prindërit kanë nisur një fushatë kundër presionit ekstrem me të cilin përballen nxënësit kinezë që në arsimin elementar.

Ndërsa nuk dihet nëse mësuesja do të ndëshkohet ligjërisht, për prindërit tragjedia është edhe më e rëndë, pasi në bazë të ligjit kinez që kufizon të drejtën e lindjes së vetëm një fëmije, ata mund të mos kenë kurrë më një të dytë.

Top Channel