
Kur e shohin, njerëzit ndryshojnë rrugë. Maria Cristerna, një juriste në Guadalajara në Meksikë ndryshoi krejtësisht pamjen e saj duke u shndërruar në “Zonjën Vampir”.
35-vjeçarja iu nënshtruar disa operacioneve plastike për të marrë pamjen që dëshironte. Ajo rregulloi dhëmbët në formën që deshi, madje vendosi edhe nga 3 pllaka titani në lëkurë në pjesët anësore të kokës për “t’u bërë me brirë”.
Vec këtyre ndryshimeve, tatuazhet dhe dhjetra pirsing të vendosur në fytyrë kompletuan atë që ajo dëshironte prej kohës; “të ishte ndryshe nga të tjerët”.
Maria rrëfen vitet e vështira në Guadalajara, njëra prej zonave më të nxehta të aktivitetit të narko-trafikantëve në Meksikë.
“Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes, më pëlqen që njerëzit më shohin. Fundja jam produkt i përvojës time që në fëmijëri jam dhunuar sistematikisht”, thotë ajo.
Nënë e 4 fëmijëve, Maria thotë se Zoti ndodhet brenda saj dhe e rëndësishme është se çfarë bën ajo për të tjerët dhe jo pamja.
Ndërkohë, miqtë e saj thonë se fillimisht njerëzit tmerroheshin prej saj, ndërsa me kalimin e kohës u mësuan, madje shumë e ndalojnë dhe i puthin dorën duke e parë atë si dicka mistike dhe të shenjtë.
Top Channel