Vdes 20-vjeçarja që dukej si 2 vjeç
31/10/2013 00:00
Brooke Greenberg, një e re amerikane e lindur me një çrregullim që i pengonte rritjen, ka vdekur në moshën 20-vjeçare.
Sëmundja nga e cila vuante Brooke njihet si Sindroma X dhe sipas rrjetit ABC ajo vdiq javën e kaluar si pasojë e një problemi në mushkëri.
Brooke jetonte në Maryland me prindërit dhe tre motrat e saj. Ajo kishte pamjen e një 2-vjeçareje, peshonte 7 kilogramë dhe nuk ishte në gjendje të fliste. Vetëm flokët dhe thonjtë i rriteshin normalisht.
“Ishte një vajzë shumë e veçantë dhe ne nuk do e harrojmë kurrë”, u shpreh babai i saj Howard Greenberg.
Top Channel