Uji është jetësor për organizmin tonë dhe jo më kot specialistët e shëndetit këshillojnë konsumim të 2 apo 3 litrave në 24 orë.

Por kjo këshillë nuk respektohet nga pjesa më e madhe e njerëzve dhe kjo pason probleme që as atyre vetë nuk u shkon në mendje që mund të kalojnë vetëm me “një gllënjkë ujë”.

Sarah, një 42-vjeçare britanike vendosi të vizitohet tek specialisti neurolog pas dhimbjeve të shpeshta dhe të forta të kokës. Këshilla e mjekut për të ishte konsumimi i të paktën 3 litrave ujë në ditë. Një ditë më pas, ajo vendosi të zbatonte recetën e mjekut duke fotografuar veten në momentin e nisjes së regjimit dhe 4 javë pas zbatimit me përpikmëri të tij.

Ndryshimi është i dukshëm. Përvec dhimbjeve të kokës që thuajse iu larguan plotësisht, Sarah thotë se fytyra e saj është rinuar me 10 vjet duke i treguar moshën reale.

Uji është i domosdoshëm për organizmin e njeriut. Ai është faktori kryesor që ndihmon në pastrimin e trupit tonë nga mbetjet toksike të grumbulluara me ushqimin apo frymëmarrjen.

Top Channel