Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës
Një trafik ndërkombëtar të miturish, që u merreshin prindërve në krizë ose të divorcuar, është goditur nga autoritetet italiane të drejtësisë.
Sipas mediave lokale, rrëmbimet e të miturve bëheshin në vende të ndryshme të botës, ndërsa baza logjistike e organizatës kriminale ishte në Palermo të Siçilisë.
Hetimet mbi këtë trafik janë drejtuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, krerët e të cilës kanë urdhëruar arrestimin e shtatë personave nga karabinierët.
Sipas burimeve, organizata vepronte në Tunizi, Qipro, Egjipt dhe Liban, me qëllim marrjen e të miturve nga prindër që ishin në krizë, por që shpesh herë edhe duke përdorur dhunën.
Mes personave të arrestuar është edhe një ish-atlete ruse, fituese e medaljes së bronxit në olimpiadën e Seulit të vitit 1988, ndërsa aktualisht titullare e një shoqërie barkash luksoze në Palermo.
Nga hetimet është zbuluar se Larysa Moskalenko vinte varkat e saj në dispozicion të trafikantëve për të transportuar të miturit dhe një herë i kishte kërkuar një ish-gjenerali të forcave të armatosura ruse që ta furnizonte me armë zjarri.
Truri i grupit rezulton të jetë një norvegjez, ndërsa organizatori një shtetas suedez, të cilët kishin kontraktuar ish-veteranë të forcave speciale nga vende të ndryshme të botës për të realizuar qëllimet e tyre.
Sipas hetuesve, ish-ushtarakët kishin vënë aftësitë e tyre luftarake në dispozicion të kujtdo që i paguante mirë për shërbimet e tyre.
Top Channel