Një bashkëshort i devotshëm u vetvra vetëm disa orë pasi gruaja e tij ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të pashërueshme në mushkëri.

Adrian Cross dhe Tammy nuk kishin fjetur kurrë një natë të ndarë nga njëri-tjetri që prej martesës së tyre 15 vjet më parë, raportoi “Daily Mail”.

Megjithatë, pas nëntë muajsh përkujdesje të vazhdueshme, 37-vjeçarja u shua të mërkurën në duart e Adrian.

Disa orë më pas, pasi kishte përgatitur funeralin për të shoqen, edhe 45-vjeçari u gjet i pajetë, me mjekët ligjorë që konfirmuan shenjat e një mbidoze.

Të afërmit treguan se si e gjithë jeta për Adrian dhe Tammy ishte njëri-tjetri dhe se asnjëherë nuk e kishin menduar se si mund të jetonin të veçuar.

Pas 15 vitesh martese, ata vazhdonin t’i shkruanin çdo mëngjes letra dashurie njëri-tjetrit, në mënyrë që të mos ndienin mungesën kur të shkonin në punë.

Siç mund të imagjinohet, të premen çifti do të përcillet së bashku, për në banesën e tyre të fundit, ku do të mund të qëndrojnë tashmë përgjithmonë të pandarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA