Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill
Rreth rrotullimi te Plepat ne DurresAksioni për lirimin e zonave publike
dhe të destinuara për gjelbërim do të shtrihet në të gjithë territorin e
qytetit të Durrësit.
Pas ndërhyrjes së nisur javën e kaluar, inspektorët e ndërtimit të bashkisë janë zhvendosur në rreth-rrotullimin e Plepave, pranë rajonit të policisë rrugore dhe shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, ku janë hequr 15 kioska që ofronin shërbime të ndryshme.
Të qenët një vit elektoral është shfrytëzuar nga shumë persona për të ndërtuar godina të reja dhe shtesa objektesh edhe në Durrës, duke shtuar kaosin urbanistik dhe zaptuar hapësirat publike. Artur Çela, drejtues i Inspektoratit Ndërtimor dhe Urbanistik pranë Bashkisë Durrës thotë se ndërtimorët po verifikojnë ligjshmërinë e të gjitha ndërtimeve, duke bashkëpunuar dhe me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për të planifikuar ndërhyrjet në vazhdim, ndërsa të premten, aksioni do të ndalet poshtë mbikalimit të Urës së Dajlanit dhe në hyrje të rrugës së plazhit, ku do të prishen dy komplekset “Çamëria” dhe “Kamelia”.
Në lidhje me objektet e legalizuara apo ato me leje, po që cenojnë zhvillimin urban pritet të merret një vendim i dytë për fatin e tyre.
Top Channel