Sa më i shëndoshë të jesh, aq më mirë është. Në një kend të Etiopisë jeton fisi Bodi, ku civilizimi nuk ka shkelur ende dhe ku traditat vendase ruhen dhe respektohen me fanatizëm.

Njëra prej këtyre traditave është edhe “gara e burrit të shëndoshë”. Për 6 muaj me radhë, meshkuj të përzgjedhur nga ky fis garojnë se cili do të shtojë më shumë në peshë. Regjimi i tyre është i thjeshtë, gjak dhe qumësht lope, ndërsa në përfundim të tyre garës, rikthehen në fshat për t’u vlerësuar nga “juria”.

Pavarësisht se kush është fituesi, të gjithë ata shihen si “gjysmë-perëndi” nga anëtarët e tjerë të fisit, madje në ditën kur përfundon gara, femrat e fisit “zbukurohen” për t’u bërë përshtypje dhe ëndrra e tyre është që një ditë të mund të martohen me një burrë të shëndoshë.

Fisi Bodi jeton në jug-perëndim të Etiopisë dhe mes tyre jetoi për muaj me radhë fotografi francez, Eric Lafforgue, i cili sjell këto foto nga gara se kush shëndoshet më shumë, që vendasit e quajnë “Me’en”.

Top Channel