Emetimi global i CO2 në rënie
31/10/2013 00:00
Pavarësisht zhvillimit ekonomik, ritmet e emetimit global të dioksidit të karbonit po bien dhe kjo tendencë mund të jetë afatgjatë.
Sipas raportit më të fundit, te hartuar nga Agjensia Holandeze e Vlerësimit Mjedisor dhe qendra kërkimore e Komisionit Europian, emetimet në 2012-tën janë shtuar me më pak se gjysmën e mesatares së asaj çfare përfundonte në atmosferë dekadën e kaluar.
Si faktorë kryesore të këtij zhvillimi konsiderohen tkurrja e përdorimit të karburantit që del nga fosilet si dhe faktit që Kina e ka rritur përdorimin e fuqisë ujore për energji me 23%.
Top Channel