Vanessa Sky Ellis ka vetëm një qëllim në jetë: të bëjë sa më shumë foto me personazhet e botës së spektaklit. Për këtë arsye ajo shpenzon rreth 12 orë në ditë rrugëve duke “gjaujtur” për VIP-a.

Puna e saj e palodhur ka dhënë rezultat pasi vajza amerikane ka arritur të koleksionojë rreth 10 mijë foto ku ka pozuar së bashku me aktorë hollivudianë apo këngëtarë shumë të famshëm.

“Pres jashtë hoteleve me orë të tëra vetëm për një fotografi. Është një pasion që e kam trashëguar nga nëna ime. E di që jam e fiksuar, por është diçka që më pëlqen shumë”, thotë Vanessa.

Para se të dalë për “gjah”, 26-vjeçarja kontrollon se kush nga VIP-at gjendet në qytetin e saj (Nju Jork). Pas kësaj, i vihet pas.

“Ka të famshëm si Lady Gaga që ndalojnë gjithmonë për foto; ka edhe si Bruce Willis që nuk ndalojnë kurrë për fansat. Gjithsesi, unë bëj 50 foto në javë”, shton Vanessa.

Top Channel