Dorëhiqet kreu i Policisë së Burgjeve

31/10/2013 00:00

Ka qëndruar vetëm pak ditë në detyrë Drejtori i Policisë së Burgjeve
Enrik Sulejmani, pasi këtë të enjte ai i ka paraqitur dorëheqjen nga
detyra Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.

Shkak eshte bere lakimi i tij ne media per shkak te hetimeve ndaj Sulejmanit vite me pare, per kohen kur ai ishte shef i komisaritit te Rinasit. Ne kete doreheqje Sulejmani thote se asnje prej akuzave nuk eshte e bazuar ne fakte reale. Sulejmani thote se “se çështja në të cilën emri im është përfshirë pa të drejtë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe është dhënë një vendim që mban nr 760, datë 08.07.2013, ku Gjykata ka vendosur deklarimin e pafajshëm ndaj personit tim.Ndaj këtij vendimi, nga ana e Prokurorisë është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit.Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, nga ana e Prokurorit të Apelit, është kërkuar të hiqet dorë nga Apeli dhe Gjykata e Apelit vendosi mos pranimin e ketij ankimi.

Ish-drejtori i Policise se Burgjeve e mbyll deklaraten duke thene se ‘doreheqja vjen me qellimin qe kjo çeshtje te mos cenoje imazhin e institucionit ku ushtron detyren’. Kam bindjen, – shprehet Sulejmani, – se kjo eshte nje situate e motivuar politikisht.

Top Channel