Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Pas tërheqjes së Norvegjisë javën e kaluar, zyrtarët amerikanë janë duke
peshuar mundësinë që armët kimike siriane për shkatërrim të pranohen
nga vende te tjera, e në listë, figuron edhe Shqipëria.
Jane disa media te huaja qe e permendin nje gje te tille, por ‘National Journal’ i kushton kesaj teme nje artikull me te plote. Shkrimi citon burime te permendin disa vende, nder te cilat edhe Belgjika, qe nuk e kane perjashtuar krejtesisht pranimin e armeve ne fjale. Sipermarrja do te perfshinte me te gjithe gjasat perdorimin e makinerive te posaçme, te siguruara nga Shtetet e Bashkuara, per shkrirjen apo djegien e gati 1.000 tone rezerva te agjentit nervor sarin dhe gazit mustard.
Per çdo shtet apo grup shtetesh qe pranon te marre persiper nje barre te tille politike dhe mjedisore, cdo gje do te varet nga parate qe do te investohen, si dhe vullneti per te pjesemarrje, tha ne nje interviste te marten Paul Walker i Kryqit te Gjelbert Nderkombetar. Washingtoni, sipas tij, u ka kerkuar shumices, ne mos te gjithe aleateve te vet ne Europen Perendimore, te marrin ne konsiderate pranimin e armeve te jashteligjshme siriane.
Mbeshtetur ne diskutimet e bera nga ai vete javen e kaluar me zyrtare te Qeverise amerikane, Walker thote se opsionet me te mira te mundshme deri tani duken Shqiperia, Belgjika dhe Franca. Ne intervistë per ‘Global Security Neësëire, edhe eksperte te tjere çarmatimi e zyrtare te ndryshem permendin kombinimin e vendeve, qe me gjasa mund gjase duke i shtuar listes deri Suedine e Danimarken, por ato qe shfaqen me se shumti si kandidatet kryesore jane Shqiperia dhe Belgjika.
Terheqja e Norvegjise i befasoi zyrtaret amerikane te perfshire ne keto bisedime. Por Oslo ka cituar kufizimet kohore dhe rregullat nderkombetare si pengesa per perfshirjen e saj. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka pasur ende asnje koment zyrtar mbi kete çeshtje. Ne 2007-n, Shqiperia u be vendi i pare i Botes qe i asgjesoi te gjitha armet e kimike ne menyre te hapur e lehtesisht te verifikueshme, duke eleminuar me shume se 16 tone gaz mustard dhe agjente te tjere toksike.
Shkatërrimi i pajisjeve të armëve kimike
Organizata OPCW: Siria nuk është në gjendje të prodhojë më armatim
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) deklaroi se pajisjet për prodhimin, përzierjen dhe mbushjen e armëve kimike u shkatërruan në Siri. Kjo vjen një ditë përpara afatit të caktuar.
“Qeveria siriane përmbushi atë që ne e quajmë ‘shkatërrimi funksional’ i të gjithë aparatit të prodhimit të armëve kimike dhe pajisjet e përzierjes së ujit që përdoret për gazin sarin. Kësisoj, nuk është më në gjendje të prodhojë armë të tjera kimike”, tha Michael Luhan nga zyra e shtypit të OPCW-së.
Kreu i operacioneve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në terren, Xherri Smith, i tha BBC-së se ekipi i tij ka vëzhguar personalisht shkatërrimin e tyre. Përmes një deklarate, OPCW shpjegoi se ekipi ka vëzhguar 21 nga 23 armë kimike në Siri. Dy të tjerët ndodheshin në zona të vështira, por pajisjet tashmë janë zhvendosur.
Zv/ministri i Jashtëm i Sirisë, Faizal Mekdad, i tha gazetares së BBC-së, Liz Dyset, se nuk ka qenë aspak e vështirë, që qeveria siriane të përmbushë detyrimet. Tani që pajisjet janë shkatërruar, Damasku ka kohë deri në mesin e 2014-s për të eliminuar tërësisht armët kimike. Arsenali i saj besohet se përfshin mbi 1000 ton gaz sarin dhe armë kimike të tjera, të ruajtura në dhjetra zona.
Ndërkohë, “Amnesty International” njofton se qindra refugjatë sirianë janë kthyer mbrapsht në kufirin e Jordanisë dhe vendeve të tjera. Jordania ka mohuar akuzat, duke thënë se kufiri i tyre është i hapur për refugjatët sirianë. Mbi 100 mijë persona janë vrarë gjatë konfliktit, që vazhdon prej vitit 2011. Mbi 2 milionë njerëz kanë braktisur Sirinë dhe rreth 4.5 milionë janë zhvendosur brenda vendit.
Top Channel