Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill
Kompania Albpetrol sh.a ka pezulluar nga puna të gjithë punonjësit e
drejtorive që kanë për detyrë të monitorojnë dhe kontrollojnë
marrëveshjet e hidrokarbureve me palët e treta.
Në total janë pezulluar rreth 35 punonjës, pasi gjatë kontrollit janë gjetur shkelje që lidhen kryesisht me mungesën e monitorimit të kontratave. Kompanitë me të cilat ishin lidhur këto kontrata janë: Bankers Petroleum; Stream Oil; Sherwood; Transoil dhe Phoenix.
Katër nga kompanitë e sipërcituara kanë deklaruar shpenzime që arrijnë deri në vlerën 1.5 miliardë dollarë, por nuk kanë dorëzuar asnjë faturë në Albpetrol për të justifikuar shpenzimet në fjalë. Të gjitha këto janë kontrata koncesionare të lidhura me shtetin shqiptar. Rreth 20 nga punonjësit e pezulluar janë supervizorë që kanë si detyrë monitorimin në terren të kontratave dhe investimet e kompanive. Nga kontrolli ka rezultuar se ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Madje nuk ishin as të pajisur me rroba pune për të bërë kontrollin në terren, veshje të posaçme për të hyrë në kantier.
Gjithashtu punonjësit e pezulluar kanë dorëzuar jashtë ligjit puset në kontratat me kompaninë Phoenix. Dorëzimi i puseve është bërë pa zbatuar standardet dhe procedurat e kontratës. Sipas kontratës, puset duhet të dorëzoheshin pjesë-pjesë përgjatë një afati prej 18 muajsh. Në realitet puset janë dorëzuar menjëherë pa zbatuar as pikën e marrëveshjes koncesionare që parashikon se rreth 300 punonjës të atyre puseve duhet të mbahen në punë për të paktën edhe 6 muaj të tjerë.
Top Channel