
Prokuroria kosovare njofton se tashmë ka nisur shqyrtimin e 14 rasteve
të cilat kanë të bëjnë me vepra penale kundër të drejtave të votimit.
Sipas njoftimit te prokurorise në kuadër të detyrimeve ligjore që kanë lidhur me zgjedhjet lokale 2013 ne shtatë prokuroritë themelore në vendin janë pranuar 14 lëndë, të cilat janë paraqitur në komunën e Prizrenit, Kamenicës, Kllokotit, Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Malishevës, Suharekës, Lipjanit, Graqanicës, dhe Junikut.
Rastet e iniciuara kanë të bëjnë me veprat penale kundër të drejtave të votimit, përfshirë këtu kanosjen, cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve, si dhe dhënien apo marrjen e ryshfetit në lidhje me votimet. Sipas prokurorise të gjitha këto lëndë janë në fazën hetimore. Ndaj 2 personave janë shqiptuar masa të arrestit shtëpiak, ndaj një personi është shqiptuar masa e paraburgimit dhe ndaj një personi është shqiptuar masa e ndalimit policor.
Nderkohe polici janë regjistruar 30 incidente të paraqitura me pretendime se janë kryer në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Prokurori i Shtetit inkurajon qytetarët, subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, në Policinë e Kosovës, apo përmes numrit telefonik 192, numër zyrtar i Policisë, çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.
Top Channel