Mali i Zi, në pranga kreu i bandës së Tivarit
30/10/2013 20:05
Policia malazeze arrestoi liderin e një grupimi kriminal në Tivar, i identifikuar prej mediave si Musa Osmanagiç.
Së bashku me të, në pranga përfundoi këtë të mërkurë edhe bashkëshortja e tij, Liljana.
Hetimet që çuan në këtë arrestim u realizuan nga Departamenti Malazez i Luftës ndaj Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Osmanagiç dyshohet se ishte drejtuesi i një klani të fuqishëm kriminal në Tivar, përgjegjës për pastrim parash, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe qëniesh njerëzore.
Kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet nga policia malazeze, por në një gjykim të mëparshëm rezultoi i pafajshëm për akuzat e ngritura për mungesë provash.
Top Channel