Makaronat, patatinat apo mishi i kuq ecin paralel me depresionin… ishte përfundimi i një studimi shkencor të realizuar nga Universiteti i Harvardit, SHBA.
Ndonëse nuk është gjetur një lidhje direkte midis konsumit të ushqimeve të pasura me karbohidrate me depresionin, një studim i realizuar në mbi 43 mijë gra tregoi qartësisht se ekziston një probabilitet i pakundërshtueshëm.
Kështu, gjatë studimit që zgjati 12 vjet u vëzhgua se të anketuarit që konsumonin vazhdimisht karbohidrate prekeshin mesatarisht 29-41% më shumë prej depresionit se ata që nuk i kanë pjesë të dietës së tyre të përditshme këto ushqime.
Gjithashtu, u provua se ata që konsumojnë shumë vaj ulliri, kafe, verë dhe produkte deti përjetojnë më pak ditë me humor të keq.
Ishte kusht për të anketuarit që të mos kishin asnjë histori depresioni në të shkuarën.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, studiuesit nuk arritën të zbulonin një lidhje shkencore për këto të dhëna, të cilat për momentin shërbejnë vetëm në kuadrin statistikës më të plotë të realizuar në këtë fushë.
Top Channel