Kafshët mikroskopike
30/10/2013 00:00
Një skulptore britanike e fiton bukën e gojës duke bërë kafshë në miniaturë. Punimet e saj janë sa një kokërr gruri dhe përfshijnë zogj, flutura apo minj.
Sadie Campbell përdor lente për ngjyrosjen e punimeve të saj dhe një flutur ngjyra-ngjyra i merr plot 2 javë kohë.
“Pjesa më e vështirë e punës është të mos teshtish pasi prishet gjithçka dhe duhet nisur puna nga e para. Materiali me të cilin punoj është shumë delikat”, thotë 50-vjeçarja për ‘Daily Mail’.
Zonja Campbell ka 19 vite që merret me këtë punë dhe gjithmonë gjen kohë për kafshët e saj mikroskopike që janë edhe një burim fitimi pasi gjysmën e punimeve i ka shitur për 15 sterlina secilën.
Top Channel