Indi, merr flakë autobusi, 42 viktima

30/10/2013 04:50

Të paktën 42 viktima janë shënuar pasi një autobus luksoz, me të cilin ata po udhëtonin, u përfshi nga flakët në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh, bënë të ditur burime nga policia.

Autobusi, i cili kishte mbi 50 pasagjerë, ishte duke udhëtuar nga qyteti Bangalore në Hyderabad, kryeqytetin e Andhra Pradesh, por u përfshi në incident gjatë orëve të para të së mërkurës.

7 persona, përfshi shoferin, arritën t’i shpëtonin zjarrit, ndërkohë që policia thotë se përplasja me një kanal shkaktoi ndezjen e zjarrit në saboratorin e autobusit.

Incidenti ndodhi në Kothakota, në distriktin Mahbubnagar, rreth 140 km larg Hyderabad, kur autobusi luksoz tip Volvo, me ajër të kondicionuar, goditi një kanal anësor gjatë rrugës.

Shumica e pasagjerëve ishin duke fjetur në momentin e incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA