Kur martesa kthehet në sport ekstrem

29/10/2013 00:00

Çiftet në prag të martesës zakonisht preferojnë që dasmën e tyre ta
zhvillojnë në plazhet ekzotike, me praninë e miqve e të afërmve.

Ka edhe nga ata që në vend të diellit dhe detit preferojnë resortet malore në dëborë për ceremoninë që do t’i lidhë përjetë.

Por çudia këtë herë vjen nga Kina, ku një çift ka vendosur të martohet gjatë një ngjitjeje në malin Liuzhous të vendit të madh aziatik.

Fotografitë e kësaj martese janë publikuar fillimisht në rrjetet sociale kineze dhe prej andej kanë bërë xhiron e botës online.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta