Një 26-vjeçar, i stresuar nga fakti që vazhdonte të ishte beqar prej shumë kohësh, në një moment dëshpërimi preu penisin, të konsideruar prej tij si të panevojshëm.
Menjëherë i penduar pas ngjarjes, When Yang Hu vrapoi drejt spitalit më të afërt me dhimbje të forta dhe hemoragji të vazhdueshme, por nga nxitimi kishte harruar të merrte me vete organin e shkëputur nga trupi.
Duke i bërë të qartë që nuk kishin asnjë “pjesë rezervë”, mjekët i kërkuan të riut që të tregonte shtëpinë e tij dhe që dikush të sillte me urgjencë organin, në mënyrë që ta ribashkonin me trupin.
Ndonëse një mik i 26-vjeçarit rendi në shtëpi dhe solli brenda disa orësh penisin në spital, mjekët kostatuan se organi kishte kaluar shumë kohë pa u furnizuar me gjak dhe se nuk ishte më funksional.
Në këto kushte, doktorët u detyruan të mbyllnin plagën për të ndaluar hemoragjinë pa realizuar ribashkimin e penisit.
Një moment çmendurie, tashmë Yang Husë me siguri do t’i kushtojë perëndimin edhe të atyre pak shanse që kishte për t’i dhënë fund beqarisë disa-vjeçare.
Top Channel