Në një anë janë fotografitë e Marubit për Ismail Qemalin dhe kryengritësit shqiptarë. Tregohet jeta në vende të ndryshme, në kafene, nëpërmjet figurave historike dhe deri tek jeta kulturore e dasmat në të gjitha shtetet.

Ekspozita e quajtur “Duke Imagjinuar Ballkanin”, apo “Ballkani Imagjinar”, e cila pas disa vendeve është hapur edhe në Beograd në Muzeun e Historisë, tenton të tregojë ato që në historinë ballkanase të re janë të rralla, ngjashmëritë dhe perceptimin që ka pasur në shekullin e 19 dhe fillim të shekullit 20.

Katarina Mitrovic, një nga kuratoret thotë se është hera e parë që një muzetë kombëtarë të historisë arrin që të ftojnë tjetrin në paraqitjen e historisë së tyre.

“Kjo ekspozitë tregon se mund të hapen shumë tema dhe se ato që janë mund të thellohen edhe më tej”, deklaron Mitrovic. Ajo thotë se ngjashmëirtë janë të mëdha, por nganjëherë ato nuk janë paraqitur aq shumë.

“Sa i përket kulturës bashkëkohore, ajo është gjë tjetër pasi është e ndryshueshme dhe në të mund të ndikohet. Nuk është si e kaluara dhe nuk është aq e ngurtë. Ta zëmë se përmes muzikës i gjithë rajoni ynë për të tjerët perceptohet si një territor i ngjashëm dhe jo si hapësirë e konflikteve të përhershme”, nënvizon Mitrovic.

Ky projekt është organizuar përmes UNESCO-s dhe do të udhëtojë në të gjitha shtetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA