“Doktor, kam një thikë në kokë”

29/10/2013 16:55

Ho Lung nuk kishte nevojë t’i shpjegonte mjekëve nga se vuante, kur mbërriti në urgjencën e një spitali në Yanji, Kinë.

Ai mbërriti në spital me një thikë të ngulur në kafkë.

Siç tregoi një agjensi lajmesh kineze, në fillim mjekët kujtuan se bëhej fjalë për një shaka, për shkak të qetësisë së treguar nga i dëmtuari në mbërritjen në spital, ku me xhentilesë i kërkoi recepsionistes që të takonte një doktor.

Një skaner i kryer menjëherë tregoi se thika kishte tejçpuar kafkën dhe kishte prekur trurin, por për fat asnjë prej enëve kryesore të gjakut që kalojnë në të.

I dëmtuari u nënshtrua menjëherë një operacioni që zgjati 3 orë, gjatë së cilit mjekët me kujdes realizuan nxjerrjen e thikës nga kafka.

Pas ndërhyrjes, i riu u fashua dhe pas një ditë qëndrimi në spital u rikthye në shtëpi pa pasoja nga aksidenti i frikshëm.

Ai shpjegoi se thika i mbeti e ngulur në kokë pas një “lojë të çuditshme” me disa miq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA