
Në qytetin e Vlorës po vazhdon puna për pastrimin e rrënojave të ndërtesës që u shkatërrua me eksploziv të dielën.
Mjetet e renda vijuan punen per rrenimin e pjeses se mbetur te ndertesës, që mbeti pa u shembur nga shperthimi i eksplozivit. Dhjetra forca policore dhe inspektorë kane qene perreth objektit per te mbeshtetur aksionin.Ende rruga nacionale qendron e bllokuar dhe devijimi i automjeteve behet nga Unaza e Vlores.
Ndersa, të hënën nisi prishja e dy ndertimeve te tjera me te vogla ne qytet qe kane sherbyer si lokale. Ato jane ndertime pa leje dhe inspektoret e INUK nuk kane hasur rezistence. Aksioni i INUK ne Vlore do te vijoje ne ditet ne vazhdim per prishjen e disa karburanteve dhe pastrimin e autostrades se re nga tabelat.
Top Channel