Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Agjensia Amerikane e Sigurisë Kombëtare ka monitoruar fshehurazi 60 milionë telefonata në Spanjë brenda vetëm një muaji.
Sipas shtypit spanjoll, behet fjale per periudhen 10 dhjetor 2012 deri ne 8 janar te ketij viti, kur pretendohet se NSA-ja ka vene ne pergjim telefonatat, tesktet e mesazheve dhe posten elektronike te qytetareve te ketij vendi.
Shtepia e Bardhe nuk ka bere asnje koment mbi shkrimet e gazetave ‘El Pais’ dhe ‘El Mundo’. Ambasadori amerikan ne Madrid eshte thirrur ne Ministrine e Jashtme spanjolle per te diskutuar pretendimet qe pasojne raportet e shtypit gjerman sipas te cilave, telefoni i kancelares Angela Merkel ka qene nen mbikëqyrje per me shume se nje dekade.
Vezhgimi duket ka perfunduar vetem perpara disa muajve. Merkel dergon kete jave ne Washington shefat e inteligjences me kembenguljen t’i jepet shtyse celjes se nje hetimi mbi akuzat, qe kane shkaktuar indinjate ne Gjermani. Përsa i përket së drejtës ndërkombëtare, përgjimi i celularit të Angela Merkelit hyn në aspektin e spiunazhit.
Në bazë të Kodit Penal gjerman, “një veprimtari agjentësh të shërbimeve të fshehta” është e ndëshkueshme – e ne rastet e renda, denimi shkon deri ne 10 vjet heqje lirie. Qe puna të vijë deri këtu, ka pak gjasa. Ne aspektin diplomatik, gjerat jane ndryshe: Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle thirri këtë javë Ambasadorin e SHBA, Angela Merkeli i telefonoi direkt Barack Obamas; derisa të rivendoset raporti i mirë gjermano-amerikan do të duhet kohë. Te premten, gazeta britanike the guardian shkruante se NSA-ja ka monitoruar telefonatat e 35 lidereve te botes. burim per raportin, ishte serish Eduard Snowden.
Ligjvenes britanike ne Parlamentin Europian e pershkruan shkallen e pergjimeve te NSA-se si shqetesuese. Nderkohe agjensia japoneze e lajmeve Kyodo pretendon se ne 2011-ten, amerikanet i kerkuan Tokios te ndihmojne ne mbikeqyrjen e nje sistemi fibrash optike te transmetimit te te dhenave personale ne mbare Japonine e rajonin e Azi-Paqesorit. Qellimi i kesaj kerkese ishte te lejohej Amerika te spiunonte Kinen, por Japonia ka refuzuar duke permendur kufizimet ligjore dhe mungesen e personelit.
Top Channel