BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se pushteti në Maqedoni ka vënë në kontroll të plotë gjykatat dhe ky problem është evidentuar edhe në raportin e fundit të progresit, por me një gjuhë diplomatike, ku thuhet se drejtësia në Maqedoni është selektive.
Deputetja e PDSH-së, Merale Uzeiri Ferati tha se për politizimin e kësaj sfere më së miri flasin rastet gjyqësore, ku pa fakte janë dënuar dhjetëra shqiptarë me qindra vite burg.
“Vlen të përmendim rastin ‘Monstra’, proces i cili kurrësesi s’ka fund. Përmes këtij rasti qeveria e VMRO-DPMNE dhe BDI po tenton t’i paraqesë shqiptarët si ekstremistë dhe terroristë”, deklaroi Ferati.
Për rëndësinë që Komisioni Evropian në raportin e fundit i kushton forcimit të pavarësisë dhe efikasitetit të gjykatave foli edhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, i cili megjithatë tha se në këtë fushë vitet e fundit është shënuar progres.
“Sa i përket gjyqësorit theksohet se reformat që janë realizuar paraqesin një avancim të gjyësorit në dekadën që ka shkuar, por ritheksohet rëndësia për të forcuar pavarësinë dhe efikasitetin e tyre në vend”, deklaroi Besimi.
Brukseli, sipas zv/kryeministit Besimi, përveç efikasitetit dhe pavarësisë së gjykatave, kërkon nga isntitucionet e vendit që të mbeten të përkushtuara edhe në luftën kundër korrupsionit, sundimin e së drejtës, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe zgjidhjen e çështjes së emrit.
Top Channel