“Obama nuk dinte mbi përgjimet”

28/10/2013 00:00

Pas skandalit të përgjimit të kancelares Merkel vëmendja është
përqëndruar tek presidenti amerikan Obama dhe NSA. Shërbimi sekret
deklaron se Obama nuk ka qenë i informuar.

Por disa pyetje mbeten ende pa përgjigje. Ndryshe nga sa raporton gazeta gjermane “Bild”, kreu i Agjencise Amerikane te Sigurise Kombetare Keith Alexander pretendon se nuk e ka informuar Shefin e Shtepise se Bardhe mbi aksionet e përgjimit kundër Merkelit.

Raportimet qe pretendojne te kundërtën, nuk janë të vërteta, thuhet ne nje deklarate te agjensise. Sipas informacioneve të “New York Times” përgjimet kundër Merkelit kanë filluar që para dhjetë vitesh, jo shumë kohë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Asokohe Merkel ishte zgjedhur si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU. “Ajo, që po del në dritë, nuk më habit aspak”, thotë për ‘Deutsche Welle-n’, Thomas Drake, i cili ka punuar për NSA-në për 18 vjet. Shume perpara rastit Snowden, Drake, po ashtu i zhgënjyer nga aksionet e përgjimit të Agjencise, u bë njëri nga zbuluesit e skandaleve të saj. Ne 2010-ten, ai bëri publike disa informacione mbi programin e spiunazhit “Trailblazer” duke u kthyer keshtu ne armikun numer nje te Shteteve të Bashkuara, qe e shpallen persona non grata.

Por sipas ish-oficerit te NSA-se, kjo qe ka dale ne drite se fundi eshte e papërfytyrueshme dhe nje shkelje flagrante e rregullave të diplomacisë ndërkombëtare, pasi e prek kancelaren personalisht, duke qene se ne pergjim ka qene celulari i saj privat.

Pavaresisht heshtjes se Shtepise se Bardhe, disa eksperte mendojne se nuk eshte per t’u çuditur qe Obama te kete qene ne dijeni te plote te çdo veprimi. Ata sqarojne se rregullat mbi bazën e të cilave punojnë shërbimet sekrete, i percakton presidenti dhe NSA-ja e organizata te tjera amerikane nuk mund dhe nuk lejohen të punojnë jashtë kufijve te vendosur prej tij.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB