Martohet personi më i gjatë në Botë

28/10/2013 00:00

Si burri më i gjatë në Botë, Sultan Kosen e ka pasur të vështirë për të gjetur një femër të përshtatshme për të, por më në fund burri 2.5 metra i gjatë ka gjetur dashurinë e jetës së tij, e cila është 78 centimetra më e shkurtër.

30-vjeçari u martua ditën e dielë me nusen 20-vjeçare turke dhe më në fund gjeti dikë që e pranoi dhe dikë me të cilën mund të krijojë familje.

Sultan Kosen, i cili është një nga tetë personat e vetëm që kalojnë 2.4 metra gjatësi, vuan nga gjigandizmi, një çrregullim që bën organizmin të prodhojë vazhdimisht hormone rritjeje.

Turku është konsideruar si personi më i gjatë në Botë në vitin 2009 dhe rritja e tij ka përfunduar vetëm në vitin 2011.

Rekordi historik i gjatësisë mbahet nga amerikani Robert Wadlow, i cili vdiq në vitin 1940. Robert ishte 2.7 metra i gjatë.

Top Channel