
Ky është vendi i saj i punës. Dane Asllani është ekonomistja e kësaj qendre të vogel postare në fshatin e Maqellarës në Peshkopi.
Ka punuar prej vitesh aty, por rikthimi në të njëjtin pozicion i ka kushtuar shumë.
E pushuar nga puna në vitin 2006, gruas i është dashur një betejë e gjatë gyqësore për të çuar në vend drejtësinë.
Padia e saj është një ndër të parat e këtij lloji në gjykatat e vendit.
Por, dëmshpërblimi moral dhe rikthimi në vendin e mëparshëm të punes nuk janë fundi i betejës.
Ajo është ende në proces gjyqësor për të marrë pagat e viteve që rrinte në shtëpi e papunë.
Gjatë viteve që endej gjykatave, ka pasur dhe vështirësi, por Dane Asllani u tregua këmbëngulëse deri në momentet e fundit, kur vendimi i gjykatës ishte në favor të saj.
Kjo grua është vetëm një ndër punonjësit e shumtë të administratës që enden dyerve të gjykatave për pushim të padrejtë nga puna.
Por, në ndryshim nga shumë të tjerë ajo nuk u dorëzua kurrë, duke pasur gjithmonë besim në të drejtën e saj.
Top Channel