Izraeli liron 26 të burgosur palestinezë

28/10/2013 16:00

Qeveria izraelite aprovoi lirimin e 26 të burgosurve palestinezë, si pjesë e një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për rifillimin e bisedimeve të paqes.

Tel Avivi pati liruar një kontigjent të burgosurish edhe në muajin gusht.

Të gjithë të liruarit ishin dënuar për vrasje të kryera përpara marrëveshjes së Oslos së vitit 1993, midis Izraelit dhe Organizatës së Çlirimit të Palestinës.

Izraeli dhe Palestina rifilluan bisedimet e paqes në muajit gusht në Jeruzalem, pas tre vitesh ngrirje të këtij procesi.

Megjithatë, Tel Avivi nuk ka ende një plan për të kufizuar ndërtimet e vendbanimeve hebrehe në tokën e pushtuar palestineze, që janë objekti kryesor i divergjencave mes palëve.

Këto ndërtime konsiderohet të paligjshme në pikëpamjen e ligjit ndërkombëtar, por Izraeli sfidon prej dekadash këto argumenta ligjorë.

Deri në fund të procesit, 104 të burgosur palestinezë pritet të lihen të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA