" /> ">

Hitleri i shpëtoi luftës, jetoi në Argjentinë dhe pati dy vajza

28/10/2013 16:25

Lufta e Dytë Botërore në Europë përfundoi zyrtarisht në datën 8 Maj 1945, por fundi i saj u vulos që disa ditë më parë, me vetvrasjen e “arkitektit” të konfliktit më të përgjakshëm të historisë, Fyhrerit të Gjermanisë, Adolf Hitlerit, në datën 30 Prill.

Megjithatë, në një teori të publikuar në një libër të shumëshitur, “Grey Wolf: The Escape of Adolf Hitler”, autorët britanikë Gerrard Williams dhe Simon Dustain pretendojnë se kanë mbledhur prova historike për të provuar një teori tërësisht të ndryshme.

Sipas tyre, i vetëdijshëm që lufta kishte përfunduar dhe kapitullimi ishte vetëm çështje ditësh, Hitleri vendosi të braktiste Gjermaninë në mesnatën e 27 Prillit.

I shoqëruar nga bashkëshortja Eva Braun dhe kunati i saj Fegelein, i veshur në mënyrë ceremoniale, Hitleri udhëtoi drejt një prej pistave të pakta ajrore ende nën kontrollin e ushtrisë gjermane, nga ku, nëpërmjet një avioni të vogël fluturoi drejt Danimarkës nën mbulimin e natës.


Foto historike e Adolf Hitlerit, Fyhrerit te Gjermanise dhe bashkeshortes Eva Braun

Nga Danimarka, “Fyhreri” mbërriti pak ditë më pas në Spanjën e kontrolluar nga diktatori Franco, një prej aleatëve të regjimit nazist dhe ishte vetë diktatori spanjoll ai që rregulloi dërgimin e Hitlerit në ishujt Kanarie, nga ku u nis me një nëndetëse në Argjentinë.

Një teori në dukje “fanta-shkencë”, por që fuqizohet edhe nga të dhënat e njohura për arratisjen e shumë kriminelevë nazistë të luftës drejt vendeve të Amerikës së Jugut, pas përfundimit të konfliktit.

Sipas librit, Hitleri jetoi në Argjentinë deri në 13 shkurt 1962, kur edhe ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare.


Bunkeri ne te cilin Hitleri jetoi muajin e fundit te jetes dhe brenda te cilit besohet se u vetvra ne daten 30 Prill 1945

Ai la pas dy vajza me gruan e tij, Eva Braun, ndërsa të gjithë jetën e mbetur e jetoi në fshehtësi e nuk shkeli kurrë jashtë Argjentinës.

Hitleri duket se ndërroi jetë me një brengë të fundit, faktin që Winston Churchill, ish-kryeministri i Britanisë dhe rivali i tij më i ashpër gjatë Luftës së Dytë Botërore jetoi më gjatë, duke ndërruar jetë vetëm tre vite më pas, në 1965-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA