" /> ">

Eksploroni fundin e detit pa u lagur

28/10/2013 16:40

Dëshironi të shikoni fundin e detit pa u lagur? Tashmë, një shërbim shtesë i një aplikacioni të mirënjohur të “Google” është zgjidhja për ju.

Gjigantët kibernetikë pasuruan hartën e tyre të “Google Street View” me disa imazhe nga destinacione të ndryshme të fundit të detit.

Një prej destinacioneve të parë, pjesë e këtij koleksioni. ishte vendi ku “Mary Celestia”, një anije e famshme me vela u mbyt në vitin 1864, në një thellësi prej 20 metrash pranë Bermudës.

Mbytja e asaj anijeje kontribuoi edhe për nisjen e legjendës së trekëndëshit të Bermudës, ku për arsye të pashpjeguara kurrë plotësisht besohet se ndodhin tragjedi detare apo ajrore me një frekuencë shumë më të madhe se e zakonshmja.

Pjesë e koleksionit u bë edhe tabani i detit pranë Ishujve Galapagos, një prej zonave më të pasura të jetës ujore në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA