
Me vendim gjykate, Floresha Kalemaj është gruaja e parë në Shqipëri e diskriminuar në vendin e punës.
Në vitin 2011, ekonomistja e lartë punonte në Drejtorine Rajonale të Shëndetit Publik në Fier.
Pas denoncimit të një afere korruptive ajo u hoq nga funksioni që kishte, për t’u trasferuar një muaj më pas si infermiere në fshatin Portëz.
Pikërisht, këtu nis dhe beteja ligjore e Floreshës. Ajo donte të provonte me çdo kusht padrejtesinë që i’u bë.
Ish kolegët e saj e vleresojnë shumë shpirtin luftarak të Florës, për t’i çuar gjërat deri në fund.
Kontrolli i Larte i Shtetit, në verifikinin e bërë për heqjen nga puna i doli përkrah zonjës duke i dhënë të drejtë.
Nëekohesisht, gjykata e Shkallës së Parë të Fierit dhe ajo e apelit dolën me vendimet se Flora ishte hequr padrejtësisht nga puna.
Duke u ndierë e diskriminuar, ajo i shkruan një letër ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, ku e informoi për gjithçka.
Përgjigjia nuk vonoi. Diplomati e inkurajoi të vazhdoje betejën ligjore, duke e adresuar tek Zyra e Komisionerit kundër Diskriminimit.
Komisioneri për Mbrojten nga Diskriminimi vërtetoi plotësisht faktin se zonja ishte diskriminuar në punë, ndërsa familja kishte humbur qetësinë pas betejave ligjore.
Pas kësaj, 50-vjeçarja ngriti padi për diskriminin në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Vendimi vërtetonte diskriminimin, duke kërkuar dëmshpërblim dhe rikthim në vendin e punës.
Në të njëjtin konkluzion arriti dhe gjykata e apelit, duke dëshmuar rastin e parë të diskriminimit në vendin tonë.
Sot Floresha pret zbatimin e vendimit të gjykatës me bindjen se drejtësia vonon, por nuk harron.
Top Channel