Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill
Një zjarr i përmasave të medha ka përfshirë vargmalin e Moravës në pjesën e Devollit, duke djegur të pakten 15 hektarë pyje.
Sipas te dhenave zjarri eshte regjistruar ne zonen midis Gurit te Cjapit dhe Grapshit ndersa siperfaqja eshte me pyje halore. Terreni i veshtire malor ne kete zone ka bere qe prej disa oresh flaket te vazhdojne ne pamundesi per te nderhyre me mjete zjarrfikese.
Pas konstatimit te zjarrit i cili dyshohet te kete qene i qellimshem me dhjetra punonjes te Sherbimit Pyjor, Ushtrise, por edhe Ndermarrjes se Gjelbërimit prane Bashkise se Korces kane nisur punen e tyrre ne terren, per te vene nen kontroll flaket dhe neutralizuar zjarrin.
Distanca e afert me Parkun Kombetar te Bozdovecit dhe Dardhen kane nxitur edhe marrjen e masave te menjehershme per t’i paraprire rrezikut qe ky zjarr te perhapet edhe me tej. Edhe prefekti i Korçes Ardit Konomi beri te ditur se jane marre te gjitha masat e nevojshme duke vene nen kontroll pjesen e Devollit dhe Dardhes ndersa po punohet me teper ne drejtim te Bozdovecit atje ku edhe zjarri ka avancuar disi.
Top Channel