Britani, dëme dhe viktima nga superstuhia

28/10/2013 15:25

Dy persona mbetën të vdekur si rrjedhojë e rrëzimit të pemëve në Britani, pasi një prej stuhive më të fuqishme të dekadës së fundit goditi vendin në fundjavë.

Rreth 270 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji eletrike, ndërsa fluturime të shumta u anulluan.

Fuqia më e madhe e erës u regjistrua në Ishullit e Wight, ku u arrit shpejtësia e 160 kilometrave në orë.

Disa dëmtime ka vuajtur edhe rrjeti hekurudhor.

Hekurudhat Britanike pranuan në një komunikatë se “dëmtime ishin më të rënda nga sa priteshin”, por riparimet e linjave kanë nisur dhe disa prej destinacioneve të bllokuara gjatë së dielës tashmë janë rihapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA