Një ngjarje e rëndë, e cila ka terrorizuar nxënës, mësues dhe prindër ka
ndodhur të hënën në mesditë në shkollën e mesme të Vaut të Dejës, ku
një person me armë automatike kallashnikov ka qëlluar disa herë në ajër
në hyrje të shkollës.

Per fat te mire nga kjo ngjarje nuk ka pasur te demtuar. Ka qene ora 11.30 minuta kohe kur dilnin nga mesimi pjesa me e madhe e nxenesve, kur nje peson me arme zjarri automatik eshte afruar prane deres se shkolles duke qelluar disa here ne ajer dhe me pas eshte larguar me shpejtesi.

Nxenesit dhe prinderit kane vrapuar t’i shpetojne plumbave. Policia ndaloi autorin e kesaj ngjarjeje, i cili eshte nje 13-vjeçar qe nuk eshte nxenes ne kete shkolle. Atij ju gjet edhe arma me te cilen ka qelluar ne ajer.

Top Channel