Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda ditën e hënë për
efektivin e policisë Shaban Lami dhe bashkëpunëtorin e tij Renato
Kazani, të cilët akuzohen se i vendosën tritol automjetit të efektivit
të policisë Shkurt Toplani.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në zonën e Kombinatit, ku automjeti i efektivit të komisariatit numër 6, Shkurt Toplani shpërtheu për shkak të një sasie eksplozivi që ishte vendosur në të.

Sipas policisë, shpërthimi i makinës së policit Toplani ka pasur si qëllim vrasjen tij.

Ndaj Shaban Lamit, punonjës policie i komisariatit nr. 5 dhe Renato Kazanit, 18 vjeç rëndon akuza e tentativës së vrasjes për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel