Luftëtarët kurdë në verilindje të Sirisë morën kontrollin e një pikëkalimi kufitar me Irakun nga militantet islamike, raportuan të dielen mediat ndërkombëtare.
Vendkalimi i Yarubijes u pushtua pas tre ditë luftimesh me grupimet e lidhura me Al-Kaedën.
Zyrtare të rajoneve kufitare të Irakut thane se të shtëna mitrolozi dhe artilerie të lehtë u dëgjuan në zonën e luftimeve.
Popullsia kurde në Siri është përpjekur të qëndrojë jashtë luftës civile, por është organizuar në mbrojtje të krahinave të banuara prej tyre.
Në muajt e fundit, rebelët islamikë e kanë dhunuar gjithmonë neutralitetin e kurdëve, duke hyrë në krahinat e tyre, çka ka bërë në rritje gjithmonë e më të shpeshta të ballafaqimeve të armatosura midis milicive vendase dhe kryengritësve.
Top Channel