Avokatët kryesisht, të cilët sipas ligjit paguhen me tarifa fikse nga shteti për të mbrojtur të pandehurit që nuk kanë mundësi financiare, marrin lekë edhe nga klientët e tyre.

Kjo shkelje e disa avokatëve kryesisht denoncohet nga qytetarë, të cilët jo zyrtarisht mësohet se i janë drejtuar Komitetit të Disiplinës, pas ndryshimeve në ligjin për profesionin e avokatisë, ku çdokush mund të ankohet ndaj mbrojtësit të tij në rast se ka dyshime.

Një burim tha se janë depozituar deri më tani 30 ankesa, me pretendime të ndryshme, pas një procesi gjyqësor, ku mbizotëron argumentimi i marrjes së lekëve ndaj atyre të pandehurve, që kërkojnë avokat nga shteti pikërisht sepse nuk kanë parà.

Kjo është një ankesë e shtetasit Edmond Halili, i arrestuar për vjedhje, i cili ankohet për avokaten kryesisht M. Rate, se i ka dhënë lekë për ta mbrojtur.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj kërkese, Komiteti i Disiplinës në Dhomën Kombëtare të Avokatisë vendosi masë disiplinore për avokaten, siç edhe për mbrojtës të tjerë kryesisht.

Por, masa më e rëndë është dhënë pas ankesës së një shtetaseje greke, është dhënë ndaj avokatit I. Sh. i cili në përfundim të shqyrtimit të kërkesës është gjobitur për shkeje me shtatë mijë euro.

62-vjeçarja Eleni Tsantekidu i ka kërkuar Komitetit të Disiplinës marrje mase ndaj avokatit, pasi sipas saj ajo kishte kërkuar birësimin e një fëmije në Shqipëri, e për këtë ka kontaktuar me mbrojtësin në fjalë, që në përfundim të bisedës i ka kërkuar për shërbimin shumën e 10 mijë eurove.

Por, ndërsa e moshuara e ka transferuar shumën, kërkesa e saj për të birësuar një fëmijë nuk u dorëzua asnjëherë nga mbrojtësi në Komitetin Shqiptar të Birësimeve.

Për këtë çështje, në fakt, Prokuroria më herët i kishte pushuar hetimet, pas dyshimeve se gruaja ishte mashtruar nga mbrojtësi i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA